Aksidenti tragjik me 3 viktima në Itali/ Vdes shqiptari 45-vjeçar, ‘Giza’ i njohur nga policia

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16.01.2023, 14:49

Një aksident tragjik është regjistruar në Padua, ku kanë mbetur 3 viktima, një grua dhe dy burra. Këta të fundit janë janë Martina Pagnin, 46 vjeçe jetonte në Legnaro dhe udhëtonte së bashku me Diego Rampazo, 46 ​​vjeç, nga Sant'Angelo di Piove di Sacco dhe 45-vjeçari shqiptar Eduard Ndoj me banim në Pontelongo, shofer i mjetit.

Shqiptari me nofkën Giza, ishte i njohur për policinë për disa precedentë të lidhur me trafikun e drogës. Ai ishte i pasionuar pas motorëve dhe makinave me motor të madh. Mjeti 'Audi A6' në të cilin të tre viktimat gjetën vdekjen, është e njëjta makinë që ishte protagoniste e fotove dhe videove që Ndoj shpërndante në Facebook dhe Instagram, ndërsa postimi i fundit daton më pak se 24 orë para aksidentit në të cilin mbeti i vrarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit