Arrestohet 35 vjeçari në Pogradec, u kap tapë në timon dhe kanabis me vete

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16.01.2023, 14:05

Policia ka arrestuar një 35 vjeçar në Pogradec pasi po drejtonte automjetin tip “Land Rover”, në gjendje të dehur. në makinën e tij pas kontrollit, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Njoftimi i policisë/ Pogradec

Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 35 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 1, Pogradec, duke drejtuar automjetin tip “Land Rover”, në gjendje të dehur. Nga kontrolli i ushtruar në këtë automjet, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Q., 49 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Kanosja”, pasi në lagjen nr. 4, Pogradec, ka kanosur me fjalë dhe me një send të fortë, një shtetas tjetër.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 35 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Ky shtetas është transportuar në spital, për trajtim mjekësor, pasi sipas deklarimeve të familjarëve, vuan nga epilepsia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit