Nuk dihet ku është, Mateo Lika kishte 4 ditë që ishte kthyer nga Gjermania

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16.01.2023, 13:28

Mateo Lika është 26 vjeçari i cili nuk dihet ende se ku është, pas dy ditëve kërkim, teksa dyshohet se pas përplasjes me parmakët e urës në lumin Seman, mund ose të jetë larguar, ose të ketë rënë në lumë. RENEA ka kërkuar për gjetjen e të riut, por ende asnjë gjurmë.

Ajo që dihet është se i riu kishte 4 ditë që ishte kthyer nga Gjermania dhe kishte ardhur në Shqipëri tek familjarët e tij në Fier. Për të mundësuar kërkime më të plota u kërkua mbyllja e portave të Gramshit, që sjellin edhe uljen e prurjeve në lumin Seman, teksa kërkimet vijojnë por ende asnjë lajm pozitiv, ndërsa i riu ka telefonin e fikur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit