I riu vetëhidhet nga kati i dytë dhe humb jetën në Farkë, një 60-vjeçar gjendet i pajetë në rrugë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 16.01.2023, 12:42

Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur paraditen e sotme në Tiranë. Në Farkë të Vogël, i riu Eri Gjata, vetëm 33 vjeç, është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës së tij, ku ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Burime për “JOQ Albania” bëjnë me dije se ai ka pasur probleme psikike gjatë kohëve të fundit dhe ka tentuar edhe më parë vetëvrasjen, por është shpëtuar nga familjarët e tij.

Ndërkohë, një 60-vjeçar është gjetur i pajetë nga kalimtarët në zonën e Komunës së Parisit. Dyshohet se ai ka pësuar arrest kardiak, teksa ky është rasti i dytë i ngjashëm brenda pak ditësh. Nga ajo që mund të shquhet në momentet e para 60-vjeçari F. D. Nuk ka shenja dhune.

Njoftimi i policisë – Më datë 16.01.2023, në Farkë të Vogël, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës së tij, shtetasi E. Gj., 33 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më datë 16.01.2023, te Komuna e Parisit, është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, në rrugë, shtetasi F. D., 60 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit