Amos për Luizin: Do ta çoja në mal, do ta zhvishja lakuriq dhe do ta filmoja

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16.01.2023, 11:22

Banalitet, skena erotike, deklarata ofenduese, kërcënime, sëmundja e Luizit që ende nuk dihet nëse është e vërtetë apo është thjeshtë skenar për klikime nga ana e produksionit, janë këto arsyet për të cilat do të mbahet mend ky Big Brother VIP 2.

Show me VIP-a që nuk dinë asgjë tjetër vetëm se të tregojnë një shembull të nivelit të ulët të shoqërisë, BBV ka trazuar përsëri rrjetin. Amos, Kristi, Dea dhe Kejvina kanë qenë mbrëmjen e djeshme duke biseduar për Luizin, por në bisedë e sipër kanë kaluar çdo limit. Dea e cila u bë para pak kohe lajm pasi tallej me fëmijët jetimë, dje gjatë bisedës justifikoi shpullën e Kejvinës ndaj Luizit duke thënë se “Unë nuk të vë faj. Veprimi nuk ishte më i këndshmi sepse ishe në televizion, ama shpulla e një vajze ndaj një djali nuk është kërcënuese. Nuk është se e vrave. Është thjesht veprim”.

Por kulmi arriti në momentin që Amos u shpreh live në një televizion kombëtar se ka dëshirë të dërgojë Luizin në mal që ta zhvesh dhe ta filmojë. “Do ta çoja në mal, do ta zhvishja lakuriq, do ta xhiroj dhe do t’i thoja “Kërko falje”. Edhe pastaj shihe ti a i jep më gojës.”- i përgjigjet ai Kristit që e pyeti “Çfarë do bëje, do e vrisje?”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit