Mafiozi i fundit i kohës së errët, kapet nga policia italiane bosi Matteo Messina Denaro pas 30 vitesh arrati

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 16.01.2023, 10:37

Bosi i mafias italiane, Matteo Messina Denaro, është arrestuar pas plot 30 vitesh në kërkim dhe dhjetëra operacionesh të dështuara për kapjen e tij. Hetimi që çoi në arrestimin e një prej mafiozëve më të njohur dhe të rrezikshëm u koordinua nga prokurori i Palermos, Maurizio de Lucia dhe prokurori shtesë, Paolo Guido.

I njohur si "Diaboliku", ai u kap teksa trajtohej në një klinikë private në Palermo. Me vdekjen e Bernardo Provenzano në 2016 dhe Salvatore Riina në 2017, Messina Denaro shihet si bosi i pakundërshtueshëm i të gjithë bosëve brenda mafies Cosa Nostra.

Matteo është djali i mafiozit Castelvetrano (Tp) Ciçio, ish-aleat historik i Corleonees. Ai ishte arratisur që nga viti 1993 dhe nga atëherë kishte mundur të arratisej, gjithashtu edhe të kryente aktivitetin e tij kriminal. Mafiozi me origjinë nga Trapanese rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm për disa vrasje.

Momenti i arrestimit.

Më e pamëshirshmja ishte ajo e vogëlushit 12-vjeçar, Giuseppe Di Matteo, që ishte djali i një të penduari, i cili kishte pranuar të dëshmonte kundër Matteo Messina Denaro. Djali i të penduarit u gjet i mbytur dhe i shkrirë në acid. Ai akuzohet gjithashtu për masakrën e vitit 1992, ku mbetën të vrarë dy gjyqtarët Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino.

Messina Denaro ishte bosi i fundit i mafies “prima grandezza”, i kërkuar ende. Qindra forca të rendit janë vendosur për arrestimin e tij gjatë viteve. Kapja ditën e sotme, i dha fund arratisjes së gjatë. Ai do të vihet edhe një herë para drejtësisë, teksa tashmë rreth 60 vjeç, pritet që ta kalojë pjesën e mbetur të jetës në burg.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit