Tërmeti që tronditi Shqipërinë u ndje dhe në Greqi, mediat: Qytetarët mbushën rrugët

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16.01.2023, 10:01

Tërmeti i mbrëmshëm që goditi Shqipërinë raportohet se është ndjerë edhe në Greqi. Mediat greke kanë publikuar video që tregojnë qytetarët shqiptarë që mbushin rrugët e Tiranës, të frikësuar nga lëkundjet e forta. Bëhet e ditur se tërmeti është ndjerë në Follorinë dhe Kastoria.

“Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës Rihter ka ndodhur pak para orës 12:00 të së dielës në Shqipëri. Epiqendra e tërmetit ndodhej 23 km nga Tirana, ndërsa thellësia fokale sipas Institutit Euro-Mesdhetar është llogaritur në 2 km. Tërmeti është ndjerë në Follorinë dhe Kastoria. Për momentin nuk raportohet për dëme. Një pasgoditje me magnitudë 4.1 pasoi pak minuta më vonë. Tërmeti shqetësoi qytetarët e Tiranës që dolën në rrugë,”- shkruhet në artikull.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit