Epiqendrat nga Veriu në Konispol/ Natë tërmetesh në vend, regjistrohen dhe 8 pasgoditje

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16.01.2023, 08:45

Mbrëmjen e së dielës, rreth orës 22.45 minuta, një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter, goditi vendin tonë. Epiqendra ishte 25 kilometra në verilindje, në zonën e Klosit, në Burrel. Më pas u regjistrua dhe një pasgoditje me magnitudë 4.1. Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile bëri të ditur se janë raportuar dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos, në disa banesa ku ka patur plasaritje të mureve, teksa lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë, Pogradec, Durrës dhe Lezhë. Ndërkohë sipas raportimeve të IGJEUM, gjatë natës numërohen të paktën dhe 8 pasgoditje të tjera. Epiqendrat e lëkundjeve nuk ishte vetëm në Veri ku ishte ajo e goditjes së parë, por kishte edhe në Bilisht apo Konispol.

Natë tërmetesh në vend, regjistrohen dhe 8 pasgoditje, epiqendrat

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit