Reshje shiu në të gjithë vendin, parashikimi i motit sot

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16.01.2023, 07:45

Shqipëria në orët e para të mëngjesit do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore. Mesdita dhe orët vijuese do të bëjnë që i gjithë territori të jetë nën dominimin e vranësirave të shumta të cilat do të sjellin reshje si fillim në zonat veriore.

Ndërsa gjatë pasdites dhe në vijim parashikohet që harta e reshjeve të zgjerohet duke bërë që në mbrëmje dhe gjatë natës vonë i gjithë territori të jetë në mbizotërimin e reshjeve. Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -2°C deri në 15°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 60 km/h nga Jugor për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 5 ballë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit