Ky është doganieri malazez që dhunoi familjen shqiptare në Muriqan: ‘Kapet’ gjithmonë me shqiptarët!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 15.01.2023, 22:35

Ditën e sotme JOQ publikoi një nga ngjarjet më të shëmtuara të bëra kundrejt shqiptarëve. Në doganën e Muriqanit, ditën e sotme, një familje shqiptare është dhunuar nga policia malazeze vetëm se nuk priti në radhë me makinë. Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara nga JOQ, pjesëtarët e familjes tërhiqen zvarrë, ndërsa një grua e dhunuar barbarisht, ka humbur ndjenjat brenda makinës.

Qyetarët e tjerë shqiptarë janë përpjekur që t’i vijnë në ndihmë kësaj familjeje, por aq sa kanë mundur.

Ndërkohë, pavarësisht përjekjes së redaksisë sonë, ende nuk ka një reagim nga institucionet tona shqiptare.

Së fundmi, JOQ ALBANIA ka zbuluar edhe doganierin që ka dhunuar këtë familje. Mësohet se ai është Nikola Boljevic dhe gjithmonë ka pasur konflikte me shqiptarët, sipas burimeve.

“Merr nga 10 euro, ndonjë redbull, puntorve sezonalë sidomos nga Shkodra qe te kalojnë pa probleme” – shkruan një qytetar për JOQ.

Edhe njëherë, JOQ Albania, kërkon që të zbardhet kjo ngjarje dhe dinjiteti i shqiptarëve të vihet në vend. Është e turpshme të shohësh shqiptarët të dhunohen kështu në një pikë doganore, për çfarëdolloj arsye qoftë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit