Vaji i Shqipërisë mbetet pa shitur, tregu “mbytet” me vaj nga importi

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 15.01.2023, 19:57

Fermerët në Shqipëri prej vitesh nuk po gjejnë treg për të shitur vajin e ullirit. Çdo herë e më shumë fermerët po prodhojnë, por shitja mbetet problemi kryesor. Tregu bllokohet nga vaji i importit pasi Shqipëria nuk ka fabrika të paketimit të vajit për shitje në markete. Kjo i hap rrugë vajit nga Spanja, Italia, Greqia dhe vende të tjera që të konkurojnë prodhimin e fermerit shqiptar.

Sipas të dhënave nga Eurostat gjatë vitit 2021 janë importuar 1231 tonë vaj ulliri me vlerën e 4.26 milionë dollar, ndërsa Shqipëria ka eksportuat vetëm 100 tonë me vlerën e 460 mijë dollarëve.

Tregu duket se është shumë pranë nesh, por Ministria e Bujqësisë nuk shprehet e gatshme për të ofruar ndihmë. Serbia importon në vlerën e 9.8 milionë dollarëve vaj ulliri që si vend origjinë kanë Greqinë dhe Italinë, ndërsa Maqedonia e Veriut afërsisht importon 2.6 milionë dollar.

Këto dy shtete mund të ishin tregu i produktit shqiptar, i cili po mbingarkohet nga shtet më të fuqishme se Shqipëria.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit