U vendosën 21 kamera sigurie në qendër të qytetit, Policia merr në pyetje familjen Bajri dhe Lici

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 15.01.2023, 17:18

Policia e Shkodrës nuk ka gjetur ende "pronarin" e 21 kamerave të sigurisë të vendosura në qendër të qytetit. Pasi i çmontuan, autoritetet nisën të kërkonin për personat që vendosën të monitorojnë zonën. Ndër të parët që janë marr në pyetje, janë pjestarët e familjes Bajri dhe Lici. Të dy familjet cilësohen si kapo bandat e Shkodrës dhe hasmëria mes tyre ka trazuar jo pak qytetin.

Pjestarët e fiseve Bajri dhe Lici, pas marrjes së dëshmive, janë lënë të lirë. Raportohet se asnjë prej të shoqëruarve nuk ka dhënë informacion për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes. Policia nuk ka ende informacion se kush u vëzhgua dhe përse.

Megjithëse dyshimet janë të forta se kamerat janë vendosur ose nga familja Bajri ose familja Lici, policia nuk ka "guxim" të shkojë më tej. Lagjet Kiras dhe Dobraç, ku jetojnë këto dy familje, janë të rrethuara me kamera sigurie, të cilat policia nuk guxon t'i prek, e madje as të patrullojë në rrugicat e tyre.

Sipas burimeve jo zyrtare, dy familjet kanë krijuar prej vitesh një mburojë të pathyeshme nga autoritetet dhe policia ndërhynë vetëm kur mbledh gëzhojat e lëna nga vrasja e radhës në Shkodër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit