“Arma është për burra”, avokati i “Kobrës” e arsyeton veprën e armëmbajtjes pa leje nga klienti i tij

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.01.2023, 16:53

Dibran Hoxhaj “Kobra”, ishte dënuar tri herë për armëmbajtje pa leje. Mirëpo, nga gjykata nuk ishte marrë parasysh fakti se ai ishte recidivist dhe dënimet për veprën e njëjtë ishin ulur në vend se të rriteshin.

Avokati mbrojtës i tij, Nexhat Elshani e arsyeton mbajtjen e armës, duke thënë se arma është për burra.

“Po mirë, është një thënie megjithatë popullore se arma është për burra edhe mbajtësi ose bartësi i armës paraprakisht e di që ka përgjegjësi dhe në momentin kur t’i zihet sigurisht se edhe përgjigjet dhe është përgjigjur”, është shprehur ai, raporton betimipërdrejtësi.

Sipas avokatit Elshani, dënimet për të mbrojturin e tij kanë qenë dënime në të holla, ashtu siç vepron çdoherë gjykata dhe nuk janë shumë.

Ndryshe, për armëmbajtje pa leje, “Kobra” në vitin 2009 ishte dënuar me 1 mijë euro gjobë. Tre vjet pas, në vitin 2012 në aktgjykimin e dytë, gjykata nuk e kishte rritur dënimin e dytë përkundër se vepra po përsëritej, përkundrazi gjoba ishte ulur në 850 euro.

“Kobra” edhe një vit pas, të tretën herë më 2013 ishte dënuar me gjobë për armëmbajtje pa leje, por kjo për gjykatësit kishte shërbyer sërish ta ulin lartësinë e dënimit tashmë në 800 euro.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit