BBC tregon sa shqiptarë kanë shkuar në Britaninë e Madhe dhe arsyet pse largohen nga Shqipëria

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.01.2023, 16:52

Britania e Madhe largoi më 12 nëntor rreth 43 persona nga Anglia në Shqipëri. Ndërkohë në dhjetor, kryeministri britanik njoftoi masa të reja për të përballuar numrin e madh të emigrantëve shqiptarë që mbërrijnë në Britaninë e Madhe dhe kërkojnë azil. Sipas mediave angleze, ka pasur një rritje të shpejtë të numrit të emigrantëve shqiptarë që kalojnë Kanalin Anglez. Më 13 dhjetor, zoti Sunak tha se rreth 13,000 shqiptarë kishin mbërritur në MB në vitin 2022 – një e treta e të gjithë atyre që kishin ardhur me varka të vogla. Shumë prej tyre janë burra beqarë, të rritur, shifrat përfaqësojnë rreth 1% të meshkujve në moshë pune në Shqipëri, sipas shifrave nga Eurostat.

"Rritja ka qenë eksponenciale dhe ne mendojmë se kjo është kryesisht për shkak të faktit se bandat kriminale shqiptare kanë fituar një bazë në veri të Francës," tha Komandanti i Kërcënimeve të Kanalit Klandestin Dan O'Mahoney në Komisionin e Përzgjedhur të Çështjeve të Brendshme.

Në 12 muajt deri në shtator 2022, 85% e shqiptarëve të mbërritur me varka të vogla, 7219 persona paraqitën kërkesa për azil. Vetëm 50 prej tyre (0.7%) kanë marrë një vendim fillestar dhe asnjërit nuk iu dha statusi i refugjatit ose një lloj tjetër leje qëndrimi. 53% e pretendimeve nga shqiptarët pranohen. Shumica janë nga gra dhe fëmijë, teksa shqiptarët janë kombësia më e referuar për mbështetjen e trafikimit në MB. Ndërkohë Qirjako Qirko, ambasadori shqiptar në MB, tha se disa emigrantë shqiptarë vijnë në MB për të kërkuar mundësi biznesi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit