Kërcënuan se do të hidhen/ Zbresin 2 banorët e Bërxullës, babai puth të birin: Hallall bab!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 15.01.2023, 16:27

Po i marrin pronën dhe po i shkelin me këmbë. Ky është halli i banorëve të Bërxullës, dy prej të cilëve sot hipën në shtyllën e tensionit të lartë dhe tentuan t’i japin fund jetës.

Fatmirësisht, falë negociatave dhe ndërhyrjeve të banorëve të tjerë, dy qytetarët zbritën dhe tashmë janë shëndoshë e mirë. Pasi ka zbritur nga shtylla e tensionit të lartë, i riu është takuar me babanë e tij, i cili ia ka bërë hallall që po mbron pronën e tij me gjak.

“Hallall bab, mbroje me gjak pronën tonë”, ka thënë ai.

Kujtojmë se banorët protestojnë kundër rrugës dhe kompanisë GENER 2 të Bashkim Ulajt, që ka nisur punimet pa njoftuar qytetarët.

Banorët kërkojnë dëmshpërblim me çmimin e tregut për tokat e tyre që preken nga ndërtimi i rrugës, pasi janë rreth 200 banorë të Fushë-Prezës dhe Bërxullës, të cilët preken nga shkatërrimi i pronave dhe tokave bujqësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit