U paralizua vitin e kaluar pasi u hodh në det, gjendet i vdekur në qendrën e rehabilitimit 22-vjeçari shqiptar në Greqi

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.01.2023, 15:24

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një qendër rehabilitimi në Larisa, Greqi. Në këtë institucion është gjetur pa shenja jete një 22-vjeçar shqiptar. I riu nga Shqipëria u paralizua pasi u zhyt në det dhe prej korrikut të 2022 u shtrua në spital pas operacioneve, ndërsa nga viti i kaluar e deri mbrëmë në orën 10, kur ndërroi dhe jetë, ka qenë i shtruar në qendrën e rehabilitimit ku dhe vdiq.

Sipas dëshmitarëve, 22-vjeçari shqiptar u plagos rëndë teksa po zhytej në det në korrik të vitit 2022, si pasojë e të cilit mbeti i paralizuar në të gjithë trupin, pavarësisht operacioneve që iu nënshtrua në një spital të Selanikut. Shqiptari u gjet pa ndjenja nga stafi i infermierëve të qendrës dhe me gjithë përpjekjet e mjekëve ai nuk arriti të mbijetonte. Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit