Digjet nga flakët banesa në Elbasan, dyshohet se shkak ka qënë një shkëndijë elektrike

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.01.2023, 14:52

Është shkrumbuar nga flakët e zjarrit sot në Elbasan një shtëpi dhe kjo si pasojë e një shkëndije elektrike duke vënë në rrezik pjestarët e familjes që ndodheshin brenda në banesë. Zjarrfikësja ka mundësuar shuarjen e flakëve.

Njoftimi i Policisë

Zjarri ka shkrumbuar një banesë në lagjen Vullnetari në katin e parë të një pallati në Elbasan.

Mësohet se një shkëndijë elektrike është bërë shkak qe banesa te perfshihet nga flaket duke rrezikuar pjestaret e familjes.

Ështe lajmeruar zjarrfikësja e cila ka ndërhyre dhe ka fikur flaket e zjarrit duke mos lejuar përhapjen e mëtejshme të flakeve.Nga përfshirja e zjarrit nuk ka pasur të lenduar në njerëz por vetem dëme materiale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit