Drogë dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet Elidjon Gjoka në Mirditë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.01.2023, 14:06

Policia ka arrestuar 34-vjeçarin Elidjon Gjoka në Mirditë i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe drogë. Në shkurt të vitit të kaluar, gjykata e Lezhës i kishte caktuar Gjokës masën e sigurisë “arrest me burg” për për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municioneve luftarake”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Policia:

Si rezultat, është lokalizuar i strehuar në banesë në Mirditë dhe është vënë në pranga, shtetasi E. Gj., 34 vjeç, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, në shkurt 2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municioneve luftarake”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Lumthi”, i zhvilluar në shkurt 2022. Gjatë këtij operacioni, në automjetin që drejtonte ky shtetas janë gjetur një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe sasi lënde narkotike kokainë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit