Banorët e Bërxullës kanë rinisur protestat e tyre duke kërkuar të marrin kompensimin e pronave që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar-Fier. Ata kundërshtojnë rrugën dhe kompaninë GENER 2 e Bashkim Ulajt cila ka nisur punimet pa njoftuar qytetarët. Sipas banorëve, projekti po u merr tokat me një çmim qesharak dhe nën çmimin aktual të tregut. Sot banorët e Bërxullës, kanë kërkuar sërish takim me ministren Balluku, ndërsa kanë hipur në shtyllën e tensionit dhe ku kanë kërcënuar se do hidhen nga aty. Siç shihet nga foto, dy banorë kanë hipur në shtyllën e tensionit, teksa raportohet se janë për më shumë se 1 orë.
“Pa ardhur ministrja Balluku nuk ka asnjë lloj marrëveshje”- shprehen banorët.