Varrmihësi i Tufinës tregon historinë me një vajzë të vdekur: Shpirti ekziston

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.01.2023, 12:38

Gjatë një emisioni televiziv, varrihmësi i Tufinës Astriti rrëfeu se një natë ka dëgjuar të qara fëmijësh dhe sa më shumë i afrohej zërit, aq më shumë largohej ai, teksa tregoi dhe historinë me një vajzë të vdekur, histori e cila ka bërë që të besojë se shpirti ekziston. Sipas Astritit, mamaja e një vajze të vdekur ka ardhur nga Italia pasi i kishte dalë në ëndërr duke i thënë se i kanë mbuluar varrin. Pasi shkojnë tek vendi shohin se varri i vajzës ishte vërtetë i mbuluar me dhe, pasi ishte hapur një gropë tjetër për një të vdekur që pritej të vinte nga jashtë shtetit.

"Edhe ka, shpirti ekziston! Ta shpjegoj me një rast tjetër. Po hapja një varr unë këtu, anash kishte një kalama. E hapa gropën, por ai varrimi u shty se ai vinte nga Italia dhe qëndroi gropa tre ditë hapur. Kur shkova të nesërme, gropën e kisha gati, shoh aty në parcelë dy gra dhe një burrë, po kërkonin një emër. Shkova afër dhe më thanë kërkojmë filan emër dhe unë ua tregova. Varri ishte mbuluar me dhe vetëm pjesa e pllakës kishte ngel. Kur erdhën ato, filluan duke qarë e ëma e asaj gocës. S’kishte faj se ishte hedhur dheu. I thashë sa të mbaroj do vij ta bëj xhama. Më tha motra e saj që kjo ka ardhur nga Italia se i kishte dalë në ëndërr goca dhe i kishte thënë “hajde se më kanë mbuluar”. Tre ditë qëndroi varri hapur dhe tre ditë i doli asaj në ëndërr, prandaj unë them që shpirti ekziston", tha Astriti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit