Qytetari: Fadroma e firmës “Gjoka” ra sipër biznesit të babait tim në Murriz, ka shkaktuar dëme te mëdha

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.01.2023, 11:58

Rruga e Arbrit një aks ende i papërfunduar, ndonëse në kontratë parashikohej të ishte gati në prill të vitit 2022, vazhdon të marrë jetë njerëzish, dhe të lërë të plagosur. Në këtë segment, konkretisht në Murriz, mbrëmjen e djeshme një fadromë e firmës "Gjoka Konstruksion" që po transportohej me karrotrec ka rënë prej tij dhe ka përfunduar sipër një ndërtese. Fillimisht mbrëmë u raportua si shtëpi ndërsa sot mësohet se ishte baxho qumështi. Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një mesazh, ku shkruan se mjeti, ka rënë sipër biznesit të babait të tij që merret me prodhim e shitje djathi. Sipas qytetarit, ngjarja i ka sjellë dëme të mëdha në baxhon e të atit.

Qytetari:

Fadroma e firmes Gjoka qe ka ren siper Baxhos. flm zotit nuk ka te lënduar. kjo ka ndodh ndodh mbrem, i ka ren fardoma nga kamioni dhe ma ka prish biznesin. Biznesi Babait tim Haki Cuni, merret me prodhim dhe shitje djathi. Fshati Murriz Tiran.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit