24 vite nga masakra e Reçakut, ushtria serbe la të vdekur 45 shqiptarë, të rritur e të vegjël

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.01.2023, 11:30

15 janar 1999, është viti kur u krye masakra më e rëndë në Reçak të Komunës së Shtimes në Kosovë. Asokohe, në orët e para të mëngjesit të ftohtë të atij janari, nën kujdesin e kreut shtetëror të Serbisë Sllobodan Millosheviç, Tomisllav Nikoliç, Aleksander Vuçiç, banorët e Reçakut u zgjuan nga forcat e policisë speciale dhe të ushtrisë serbe, të shoqëruar me mjete të shumta ushtarake dhe armë.

Me artileri të rënda, para 24 vitesh, ushtarët serbë nisën sulmet ndaj Reçakut dhe banorëve. Masakra e Recakut la pas shumë shkatërrime, viktima e të lënduar dhe një plagë të madhe, ndërsa Serbia ende nuk është ndëshkuar për këtë gjenocid ndaj shqiptarëve.

Në masakrën e Reçakut, gjithsej 45 civilë shqiptarë civilë u vranë dhe u masakruan në të njëjtën ditë, në mesin e të cilëve ishin edhe fëmijë, gra dhe pleq, nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe në lokacione të ndryshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit