Aksidenti në Fier, dyshohet se shoferi ka qënë duke udhëtuar me shpejtësi dhe nën efektin e alkoolit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.01.2023, 10:57

Gjatë mëngjesit të sotëm u konstatua se parmakët e hekurt të urës së Mbrostarit në Fier janë shkatërruar, ndërsa në vendin e ngjarjes u gjet një copë targe makine. Lidhur me aksidentin, dyshohet se mjeti ka rënë në lumë bëhet me dije se personi që ka marrë me qira makinën tip “ Golf” quhet Mateo Lika. Dyshohet se pas përplasjes me parmakët e hekurt të urës, automjeti të ketë rëne në ujë, ndërsa nuk dihet ende nëse shoferi ka qenë vetëm në automjet apo i shoqëruar nga persona të tjerë. Një tjetër dyshim është se drejtuesi i mjetit ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi dhe nën efektin e alkooli.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit