Djathi parmixhano bëhet nga stomaku i viçit ose qengjit, njerëzit shokohen

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.01.2023, 23:07

Dashamirësit e djathit parmixhanin kanë mbetur të shokuar kur kanë zbuluar se si prodhohet ky lloj djathi.

Kjo pasi së fundmi është zbuluar se parmixhani nuk prodhohet njësoj si shumica e djathrave tradicionalë nga qumështi i lopës.

Në vend të kësaj, ky lloj djathi bëhet nga stomaku i një viçi ose qengji. Për të prodhuar parmixhan, qumështi kombinohet me kripën dhe mullëzën, e cila është enzima e marrë nga stomaku i kafshëve të vogla që zakonisht theren gjatë procesit.

Ky zbulim ka tronditur adhuruesit e djathit të cilët e cilësojnë si diçka të tmerrshme.

E tmerrshme!

Uau, nuk e kisha dëgjuar kurrë këtë!

As unë kurrë nuk e dija, kjo është e neveritshme.

Megjithatë, shpresa nuk humbet për të gjithë dashamirësit e parmixhanit pasi shumë marka tani përdorin mullëz artificiale për të prodhuar këtë lloj djathi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit