TheSun: Shqiptarët kanë pushtuar tregun e kokainës, në Liverpool s’afrohen dot

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.01.2023, 21:23

Mediat britanike kanë vënë në shënjestër shqiptarët që shkojnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar por edhe ata që merren me punë ilegale dhe përfshihen në krime.

Së fundmi “TheMirror” ka zbuluar se gangsterët shqiptarë kanë drejtuar tregun e kokainës në shumicën e pjesëve të Britanisë së Madhe për dy dekadat e fundit, por janë të paralajmëruar të qëndrojnë larg Liverpool-it.

Një ekspert i bandave me bazë në Londër thotë se kriminelët nga Shqipëria tani dominojnë tregun e kokainës në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar por janë paralajmëruar të qëndrojnë larg Liverpool-it

Në artikullin e tyre thuhet se bandat e dhunshme kanë marrë përsipër tregtinë e drogës në Britani që kur u shpërngulën pas rënies së komunizmit në Shqipëri në vitin 1990.

Pjesë nga artikulli:

Bandat e dhunshme nga kombi ballkanik kanë marrë përsipër tregtinë e drogës në Britani që kur filluan të shpërngulen në vend pas rënies së komunizmit në Shqipëri në vitin 1990. Midis tyre janë Hellbanianz, një bandë famëkeqe rrugësh me bazë në Gascoigne në Barking, në Londrën Lindore.

Ndryshe nga bandat e tjera që preferojnë të jenë të fshehtë, Hellbanianz ndajnë rregullisht stilin e jetës së tyre kriminale në internet me foto të armëve, makinave dhe parave në Instagram. Krahas fotove nga videot e tyre rap, ka edhe fotografi të kanabisit të shtrirë mes bizhuterive dhe armëve vezulluese.

Një ekspert i bandave me bazë në Londër, i cili kërkoi të mos përmendet, tha se kriminelët nga Shqipëria tani dominojnë tregun e kokainës në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar por janë paralajmëruar të qëndrojnë larg Liverpool-it. Bandat lokale mbrojnë Liverpoolin dhe nuk do t'i lejojnë të hyjnë. Ata janë paralajmëruar.

"Gjeografikisht ata janë ndoshta më të fortët në Londrën veriore dhe lindore. Pas kësaj, ata janë të mëdhenj në Mançester."

Megjithatë, një ish-kriminel i Liverpool-it tha se bandat shqiptare mund të përpiqen gjithashtu të pushtojnë qytetin verior, ku ka "një treg masiv kokaine" pasi policia depërtoi në rrjetin telefonik të koduar EncroChat dhe dobësoi bandat lokale Merseyside.

Hakerimi i Encrochat ka goditur rëndë shumë bandat e drogës në Liverpool, kështu që shqiptarët mund të mendojnë se tani është koha për të bërë lëvizjen e tyre në Liverpool, ku ka një treg masiv kokaine. Dhe ne kemi gjithashtu portin që u intereson atyre.

Eksperti shtoi se bandat shqiptare kontaktuan me furnitorë nga Amerika Latine, duke marrë akses të drejtpërdrejtë te tregtarët me shumicë për të marrë drogën "të lirë dhe të shpejtë".

Në vitin 2005 çmimi i kokainës ishte rreth 37,000 £ për kilogram, por këta gangsterë e shitën atë për 32,000 £ dhe "përmbytën Mbretërinë e Bashkuar" me drogën e klasit A. Me paratë e fituara, bandat e drogës më pas blejnë toka dhe ndërtojnë prona në Shqipëri, pohoi eksperti.

Në nëntor, Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) tha se bandat kriminale shqiptare po kontrabandojnë qindra miliona paund në vit jashtë Britanisë së Madhe dhe po përdorin Kanalin Anglez për të sjellë punonjës për fermat e kanabisit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit