Grabitësit shqiptarë përplasin makinën e efektivëve/ Policia belge i ndjek me helikopter (Operacioni)

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 14.01.2023, 19:22

Dy shqiptarë janë arrestuar në Belgjikë pasi ishin të përfshirë në grabitje e ndodhura në zona të ndryshme.

Mediat e huaja shkruajnë se autorët kanë tentuar arratisjen dhe për këtë arsye policia ka angazhuar helikopterin për t’i kapur.

Sakaq dy prej tyre janë arrestuar, ndërsa i treti ka mundur të largohet.

Fillimisht operacioni u krye nga policia në rrugë tokësore dhe në momentin që u kërkuan të ndalonin, autorët janë larguar me shpejtësi me makinë duke u përplasur edhe me automjetin e policisë.

Ndërkohë operacionit iu bashkua menjëherë edhe një helikopter i policisë federale dhe në fund arritën të arrestonin dy prej tyre.

“Të dyshuarit vinin nga Shqipëria dhe makinën e tyre e kishin me targa holandeze, gjetëm objekte që lidhen me vjedhje të ndryshme në rajonin Herent dhe Kortenberg”, kanë sqaruar autoritetet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit