VIDEO/ Kur Lisa Marie Presley ishte e martuar me Michael Jackson dhe puthja pasionante para miliona shikuesve

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 14.01.2023, 18:00

Lisa Marie Presley, fëmija i vetëm i "Mbretit të Rock and Roll", Elvis Presley, ka vdekur nga një atak në zemër, siç njoftoi nëna e saj, Priscilla Presley.

Sipas informacioneve, vdekja e vajzës 54-vjeçare të Elvis Presley u konfirmua në spitalin e Los Anxhelosit, ku u dërgua pas një ataku kardiak.

Me rastin e vdekjes së papritur të saj doli në dritë një video nga viti 1994.

Një vit pas ankesës së parë për abuzim seksual të një të mituri dhe marrëveshjes jashtë gjykatës së Michael Jackson me familjen Chandler, "mbreti i popit” u martua me vajzën e vetme të Elvis Presley-t, Lisa Marie, në një dasmë surprizë që i befasoi të gjithë më 26 maj 1994.

Pak muaj më vonë, çifti bëri paraqitjen e parë televizive së bashku në MTV Video Music Awards.

Publiku i adhuroi dhe i duartrokiti pa pushim. Michael Jackson është kapur i rehatshëm dhe i buzëqeshur, me Lisa Marie në krah, e cila duket disi e ndrojtur nga gjithë ajo prezencë dhe vëmendje.

"Mendoni se askush nuk mendonte që kjo do të zgjaste”, tha Jackson nga skena, duke mbajtur fort dorën e gruas së tij të re. Pak çaste më vonë, ai e përqafon dhe e puth para miliona shikuesve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit