Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.01.2023, 17:20
Mesditën e sotme në Durrës është regjistruar një aksident me një të plagosur. Një shofere ka përplasur rëndë një 61-vjeçar. Ky i fundit sipas policisë është nën kujdesin e mjekëve por nuk jepen detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore. Ndërsa drejtuesja e mjetit, D. Sh., 23 vjeçe është shoqëruar në komisariat.
Njoftimi:
Rreth orës 15:00: në lagjen nr. 13 Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen D. Sh., 23 vjeçe, ka përplasur këmbësorin shtetasin S. B., 61 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve: Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.