Historia e trishtë/ Mamaja shikon çdo ditë djalin e vdekur në shtrat, nuk e lënë ta marrë në shtëpi!

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 14.01.2023, 16:33

Një nënë e shkatërruar, së cilës kohët e fundit mjekët i kanë thënë se djali i saj tetë vjeçar ka vdekur në tru, thotë se po jeton një makth të vazhdueshëm pasi qeveria e Barbados refuzoi një kërkesë që ajo dhe burri i saj i bënë për t’i fikur djalit aparaturat që e mbajnë në jetë.

30-vjeçarja Amber dhe babai i fatkeqit Ace Field janë përfshirë në një betejë me organet kompetente, pasi spitali ku ndodhet djali ka ndërhyrë për të parandaluar fikjen e makinerive që e mbajnë në jetë, edhe pse nuk ka më shpresë për të.

Sipas Daily Mail asgjë nuk e parashikonte tragjedinë që do të përjetonte familja kur, rreth dy javë më parë, Ace i vogël mbërriti me nënën e tij në Barbados për pushime. Një ditë ai filloi të ndihej shumë i sëmurë dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku një sërë analizash zbuluan se vuante nga leucemia akute.

Së shpejti, dhe më konkretisht më 8 janar, gjërat do të përkeqësoheshin shumë e më shumë për familjen. Ndërsa djali ishte ulur në shtratin e tij të spitalit, i rrethuar nga familja e tij dhe duke biseduar me miqtë në telefonin, filloi t’i dhimbte koka. Disa minuta më vonë, një konvulsion i shkaktoi atij gjakderdhje në tru, e cila përfundimisht i la trurin të vdekur 8-vjeçarit.

Duke folur me mjekët dhe duke e ditur mirë se nuk ka asnjë shpresë për djalin, prindërit e vogëlushit morën vendimin e vështirë për të fikur makineritë që e mbajnë në jetë. Por atyre iu ndalua ta bënin këtë, pasi ligji vendas thotë se nuk mund të ndërpritet mbështetja jetësore e pacientit për sa kohë që zemra e tij ende rreh.

Ky është një “ligj mizor dhe vicioz” që vetëm sa zgjat dhimbjen tonë, shkroi Amber në faqen e saj në rrjetet sociale të premten.

Djali im i vogël ka trurin e vdekur, ai nuk e di se është këtu, se ne jemi rreth tij dhe se po e mbajmë trupin e tij gjallë, kështu që ai bëhet një terren pjellor për infeksione ndërsa kanceri dobëson sistemin e tij imunitar. Në Mbretërinë e Bashkuar kur dikush shpallet i vdekur edhe truri është fizikisht i vdekur, nuk e kuptoj pse na e bëjnë këtë. Mjekët në Barbados dhe në Mbretërinë e Bashkuar janë dakord që makinat duhet të fiken siç do të ishin në vendin tonë. Është mizore të detyrohesh të ulesh pranë fëmijës duke e ditur se ai ka vdekur dhe se zemra e tij ende rreh vetëm falë një pajisjeje. Gjithçka që dua është ta marr me vete në shtëpi dhe po ma bëjnë të pamundur”.

Vlen të theksohet se 15 familjarël të djalit kishin udhëtuar në Barbados ditët e mëparshme për t'i dhënë lamtumirën e fundit, para se të informoheshin përfundimisht se, pavarësisht marrëveshjes së mjekëve të tij për të ndërprerë mbështetjen mekanike, ligji e ndalon atë.

Nëna, e cila në 24 orët e mëparshme kishte thënë se "do të ndërronte vendin me djalin e saj me një rrahje zemre nëse do të mundte" ka folur me avokatët, siç rekomanduan mjekët në spital, dhe i është thënë se shpresa e vetme është ta cojë çështjen gjykatë, që do të bëhet të mërkurën e ardhshme.

Disa nga të afërmit e djalit që folën për Daily Mail shprehën zemërimin e tyre për "makthin e vazhdueshëm" të prindërve të 8-vjeçarit, të cilët tani duan që djali i tyre i vogël të prehet në paqe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit