Tek Shkëmbi i Kavajës në Durrës/ Qytetarët: Një anije ka marrë flakë në mes të detit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.01.2023, 16:17

Pranë redaksisë së JOQ Albania kanë mbërritur disa mesazhe nga qytetarë të cilët raportojnë se në Shkëmbin e Kavajës në Durrës është përfshirë nga flakët një anije. Sipas qytetarëve, mjeti mund të jetë anije mallrash, ndërsa shkruajnë se vendi është pushtuar nga tymi për shkak të flakëve. Ende nuk ka një reagim nga policia lidhur me ngjarjen, nëse ka të lënduar dhe arsyeja.

Qytetari:

Pershendetje JOQ, duke pare nga ballkoni i shtepis pashe qe nje anije detare eshte perfshire ne tym ne Durres. Anija duket si anije mallrash por qe nuk jam teper i sigurt

Një tjetër qytetar:

Pershendetje. Nk e di a e dini por 1 anije ktu ne det ne durres ka marr flak ne mes te detit. Ndodhem te shkembi kavajes. Sa vjen dhe me keë mbytet me tym.

Një qytetar tjetër:

Persh joq jam duke drekuar ne nje restorant ne plazh te durresit vura re qe po digjet nje vaporr mallrash

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit