Kërkohej prej disa ditësh, 58-vjeçari gjendet i mbytur në lumin e Bunës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.01.2023, 15:58

58-vjeçari që kërkohej prej disa ditësh në Shkodër është gjetur pa shenja jete në lumin e Bunës. Burri u konstatua i mbytur pranë Urës së Bunës, ndërsa mësohet se viktima është vetëhedhur nga ura në ujë. I ndjeri bëhet e ditur se jetonte me djalin e tij dhe ka qenë në depresion.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Më datë 14.01.2023, në ujërat e lumit Buna, shërbimet polumbare të FNSH Shkodër kanë gjetur trupin e pajetë të një shtetasi, që dyshohet të jetë 58-vjeçari N. N., banues në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër.

Për shtetasin N. N., më datë 08.01.2023, ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, për humbjen e kontakteve me të. Gjatë kontrollit nga familjarët janë gjetur në afërsi të urës së lumit Buna, karroca për invalidë që përdorte ky shtetas dhe aparati celular.

Vijojnë veprimet nga grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit