Balluku mban ndezur dritat e rrugëve në mes të ditës, qytetarët i kërcënon me fashën e energjisë

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 14.01.2023, 13:44

Për disa muaj me radhë, shqiptarët u kërcënuan me fashën e energjisë elektrike. Qeveria kërkoi të vendosi një çmim 5-fish me të lartë se çmimi aktual, duke synuar kursimin e energjisë elektrike. Por duket se vetëm shqiptarët duhet të kursejnë pasi, qeveria nuk e bën një gjë të tillë.

Një zytetar i Tiranës shkruan për JOQ se Ministria e Energjisë, jep këshilla për të kursyer, por "harron" ndezur dritat në mesin e ditës. Nuk është hera e parë që në rrugët e Tiranës dhe qytete të tjera, Ministria lë dritat e rrugëve ndezur.

Sipas qytetarit që shkruan për JOQ, dyshohet se kjo është një skemë sesi qeveria harxhon energjinë elektrike për të dal më pas në burs për të blerë me miliona euro energji. Ndryshe nuk ka sesi shpjegohet që një kohë krize elektrike, të harxhohet kësjtu energjia.

"Prsh Joq.. Shini pak ne lagjen 5 maj ca behet. Len dritat e rrugeve ndezur qellimisht si duket se duan te blejn me miliona euro tendera ne burs. kurse shqiptaret i kercenojne per te kursyer.."-shkruan qytetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit