Banorët e Vranës së Madhe në konflikt me Byberin e Bashkisë Tropojë: Po na shkatërron pyllin me prerje të paligjshme

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.01.2023, 12:42

Një skandal i vërtetë sipas një qytetari ka ndodhur në Tropojë, aty ku Bashkia e vendit ka nisur shkatërrimin e një sipërfaqe pyjore. Konkretisht Bashkia Tropojë me në krye, Rexhe Byberi, ka nisur të presë në mënyrë të paligjshme pemët në pyllin e fshatit Vranë e Madhe. Për shkak të kësaj masakre mjedisore, banorët kanë nisur një konflikt me bashkinë në mbrojtje të pyllit. Ndonëse Bashkia justifikohet se po mbledh drurët e dëmtuar nga shkaqe natyrore, një qytetar për JOQ duke dërguar dhe pamje shkruan se institucioni në fjalë po shkatërron sipërfaqen pyjore.

Qytetari:

Prerja e pyjeve në fshatin Vranë e Madhe në Tropojë ka nxitur një konflikt midis komunitetit dhe institucioneve. Banorët janë organizuar në mbrojtje të pyllit, duke akuzuar Bashkinë Tropojë për prerje të paligjshme. Sipas Bashkisë Tropojë, në atë zonë nuk po presin, por po mbledhin drurët e dëmtuar nga shkaqet natyrore. Pamjet në terren tregojnë të kundërtën, trungje të reja pemësh janë prerë, në një zonë që dukshëm është dëmtuar ndër vite nga zjarret e vazhdueshme dhe prerjet. Moratoriumi nuk parandalon prerjet në Parkun Rajonal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit