Gjendet i vdekur një 63-vjeçar në Fushë Kosovë, jetonte i vetëm

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.01.2023, 11:03

Vdekja e një 63-vjeçari në Fushë Kosovë ka aktivizuar Policinë dhe Prokurorinë për nisjen e hetimeve. Rasti i rëndë dyshohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën “Nënë Tereza”, ku një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë të ditur se rasti është zbuluar pasi mbesa e viktimës e njoftoi Policinë se daja i saj tashmë i ndjerë nuk ishte përgjigjur në telefonatat e saj dhe i njëjti jetonte i vetëm.

Si rezultat i denoncimit, Policia e gjeti 63-vjeçarin të shtrirë në tokë, pa shenja jete në banesën e tij. Në vendin e ngjarjes ka dalë menjëherë edhe Autoambulanca, me ç’rast vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Ajo që dihet deri më tani është se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen” për t’u zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit