25 doza kokainë, euro, dollarë dhe paund, arrestohet 33-vjeçari në Fier

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.01.2023, 10:33

Policia ka arrestuar shtetasin Vangjush Bitri, 33-vjeç pasi u kap duke lëvizur me doza kokaine dhe shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga shitja e dozave të tjera. Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte Bitri, u gjetën 25 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të vendosura në kuti, dhe shuma parash në euro, lekë, dollarë dhe paund, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike. Ai do të hetohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit