Nuk do të mungojë dëbora, parashikimi i motit për sot

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.01.2023, 08:20

Shqipëria përgjatë ditës së sotme do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave në të gjithë territorin e vëndit. Por vranësirat më të dukshme paraqiten në orët e mesditës dhe pasdites, ku do të krijojnë mundësi për momente të pakta me pika shiu në ultësirën perëndimore dhe shfaqjen e flokeve të dëborës në zonat malore. Mbrëmja sjellë përmirësim të kushteve të motit në të gjithë Shqipërinë. Gjatë orëve të para të mëngjesit do të shfaqet mjegulla në zonatluginore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes por mesdita do të ruaje të njëjtat vlera kostante duke u luhatur nga -3°C deri në 14°C. Era do të fryjë mesatare si ne tokë dhe në det me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi permanent verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit