“Janë kriminelë të rrezikshëm”/ Ministri anglez: Me mijëra shqiptarë do të deportohen, do i largojmë të gjithë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.01.2023, 22:52

Britania e Madhe prej disa kohësh tanimë ka nisur me planin e saj të deportimit të shqiptarëve, emigrantë të paligjshëm por edhe të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Ditën e djeshme, Robert Jenrick, Ministri Konservator i Emigracionit, ka vizituar qendrën e largimit të emigrantëve të paligjshëm shqiptarë.

Ministri ka monitoruar fluturimet javore të emigrantëve drejt Shqipërisë. Ai thotë se në muajt në vijim me mijëra shqiptarë do të kthehen në shtëpitë e tyre derisa të gjithë të largohen.

Deklarata e tij:

Është ora 4 e mëngjesit. Unë jam këtu për të monitoruar largimin e shqiptarëve. Autobusët sapo janë larguar. Ato janë rrugës për në aeroport dhe në mëngjes do të jenë në Tiranë. Unë jam takuar me stafin fantastik të cilët po gjejnë shqiptarët, po i hipin nëpër autobuse, i nisin për në aeroport për të mbërritur direkt për në Tiranë.

Nuk janë vetëm emigrantë të paligjshëm që kanë kaluar Kanalin Anglez me gomone të vogla, duke shkelur ligjin, por disa janë kriminelë të rrezikshëm që janë dënuar për drogë.

Ne po sigurojmë kufijtë tanë dhe po rivendosim pengesat për sistemin tonë të azilit. Po i bëjmë gjithashtu komunitetet më të sigurta duke i larguar kriminelët nga vendi

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit