Tragjike në Himarë! 32-vjeçari vret veten me armë gjahu

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.01.2023, 22:09

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Himarë. Mësohet se rreth orës 20:35, në fshatin Kuç, një 32-vjeçar i ka dhënë fund jetës me armë gjahu.

Ka dyshime se 32-vjeçari me iniciale S.B vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:35, në fshatin Kuç, Himarë, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, në afërsi të banesës së tij, shtetasi S. B., 32 vjeç, i cili paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit