Shqiptarëve iu dështon sërish transporti, 24-vjeçari kapet në Kroaci me 11 kg heroinë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.01.2023, 21:30

Pasi dy shtetas shqiptarë tentuan të martën të futnin 11 kilogramë heroinë në Kroaci nëpërmjet pikës kufitare Konavo nga Mali i Zi, bashkëkombasi i tyre 24-vjeçar tentoi dje të transportonte të njëjtën sasi droge përmes të njëjtit vendkalim me një automjet.

Policia e Dubrovnik-Neretvës thotë se zbulimi i sasisë së heroinës është bërë falë kontrolleve të imtësishme në doganë.

Ditën e djeshme, 24-vjeçari shqiptar u kontrollua nga policët kufitar pasi po udhëtonte me një makinë me targa shqiptare pak pas mesnate.

Pas dyshimeve të punonjësve të policisë makina e shqiptarit iu nënshtrua kontrolleve të tjera. Në pjesën e përparme, u gjet një hapësirë ​​e modifikuar në të cilën ishin fshehur 20 pako me gjithsej 11 kg heroinë dhe një sasi e vogël kokaine. Nga hetimi u konstatua se heroina kishte për qëllim tregun e drogës në Evropën Perëndimore.

Shqiptari i arrestuar akuzohet për prodhim dhe trafikim të paautorizuar të drogave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit