Data 13 janar e vitit 2023, shënoi 110-vjetorin e krijimit të institucionit të policisë në Shqipëri. Kjo ditë padyshim që ka një rendësi të madhe, pasi çdo shtet nuk mund të funksionojë pa sigurinë e rendit publik. Festa është shoqëruar me ceremoni zyrtare si dhe takime të ndryshme kolektive. Më së shumti duket se festa është shijuar në Gramsh.
Të akomoduar në një restorant, efektivët e policisë ja kanë marr këngës me iso. Më të vjetrit në moshë, por edhe në profesion, kanë performuar me këngët tradicionale të zonës të cilat këndohen me rastin e dasmave, apo gëzimeve familjare.
Si duket punët janë "vaj" në Gramsh, aq sa efektivët e kanë shijuar në maksimum festën. Me këtë rast urojmë që përveç këngëve polifonike, efektivët e rinj të policisë, të trashëgojnë nga të vjetrit edhe guximin që përballë krimit dhe korrupsionit të mos mbyllin sytë.