Itali/ Shqiptari ‘tap’ bën për spital gruan, policia shkon ta arrestojë. Ja ç’bën e dhunuara

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 13.01.2023, 17:45

Policia italiane ka vënë në pranga një 35-vjeçar me origjinë shqiptare, pasi dyshohet se është përgjegjës për veprën penale të keqtrajtimit dhe plagosjes së partneres.

Në momentin e operacionit, gruaja ka shfaqur shenja dhunë dhe fytyrë të fryrë, duke bërë të nevojshme ndihmën e personelit shëndetësor.

Sherri kishte lindur për arsye të kota, ndërsa burri bëhet e ditur se ndodhej në gjendje të dehur.

Mediat e huaja shkruajnë se arrestimi i tij është bërë në bazë të abuzimit, fizik dhe verbal momental, dhe do të kishte vazhduar me kalimin e kohës, pasi gruaja nuk e tregoi në momentin e parë se çfarë kishte ndodhur, por kishte ndërmend ta mbante të fshehtë. Po shenjat e ‘tradhëtuan.’

Pasi dokumentet i janë dërguar autoritetit gjyqësor kompetent, i riu është arrestuar dhe dërguar në burgun e Tarantos.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit