Itali/ Gruaja shqiptare gjendet e mbytur në det

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13.01.2023, 17:45

Një e moshuar shqiptare është gjetur e pajetë në ujërat e detit në Bari të Italisë.

Mediat italiane raportojnë se 76-vjeçarja jetonte në Cassano delle Murge. Gruaja quhej Suela Rukje dhe jetonte me mbesën.

Kjo e fundit e kishte denoncuar si të humbur pak ditë më parë. Lidhur me këtë po kryhen hetimet nëse ngjarja është një vetëvrasje, incident, apo vrasje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit