E rëndë në Korçë, 41-vjeçari dhunon gruan e tij

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13.01.2023, 16:02

Policia ka arrestuar një 41 vjeçar pasi dhunoi bashkëshorten e tij. Po ashtu janë proceduar penalisht 4 persona të tjerë për plagosje të lehtë si dhe për pushtim të tokës.

Njoftimi i Policisë:

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Q., 41 vjeç, banues në fshatin Rehovë, Kolonjë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, për të cilën u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit O. K., 36 vjeç dhe A. A., 46 vjeç, banues në fshatin Mollas, Kolonjë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi këta shtetas gjatë një konflikti janë goditur fizikisht me njëri-tjetrin, në fshatin Mollas. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. S., 59 vjeç dhe R. S., 48 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Pogradec, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi A. H., 48 vjeç, i cili pretendon se dy shtetasit e mësipërm i kanë pushtuar një sipërfaqe toke, duke e përdorur si rrugë për tek banesat e tyre. Materialet i kaluan prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit