Greqi/ Shqiptari që sulmoi me thikë komshiun dënohet me burg! Zënka për krasitejen e luleve që desh përfundoi në tragjedi

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 13.01.2023, 16:01

Një 68-vjeçar shqiptar, i cili në vitin 2015 tentoi të vriste me thikë një bashkatdhetar për motive të dobëta, në Halkidiki, është dërguar në burg.

Burri u dënua me 12 vite burg në shkallë të parë, por ankimi mori efekt të pezulluar dhe u la i lirë deri në gjykimin e çështjes në shkallë të dytë. Sot ai u dënua nga Gjykata e Apelit të Selanikut me 6.5 vite burg për akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë, armëmbajtjes dhe përdorimit të armës, shkruajnë mediat greke.

Sipas asaj që u bë e ditur gjatë seancës dëgjimore, gjithçka ka ndodhur në orët e vona të pasdites së datës 26 maj 2015. Dy shqiptarët që i kishin shtëpitë ngjitur kishin pasur përplasje të shpeshta. Një nga arsyet ishte për lulet në oborrin e tyre të përbashkët dhe pak para ngjarjes ata patën një debat të ashpër kur viktima preu disa lule nga kopshti i 68-vjeçarit, të cilat dyshohet se e kanë acaruar shumë.

Pak më vonë, autori ka marrë një thikë 30 cm nga kuzhina e shtëpisë së tij dhe dyshohet se ka dashur ta vriste 43-vjeçarin. Ai tentoi ta vriste duke e goditur me thikë teksa ishte në makinë. Viktima për t'u mbrojtur ka vendosur duart në fytyrë dhe kështu goditja e parë me thikë I është ngulur në pëllëmbë dhe ka kaluar nga njëra anë në tjetrën. Goditja e dytë me thikë e ka kapur viktimën në shpatull, kur ka tentuar të hapë derën e makinës për të shpëtuar, ndërsa ka tentuar të mbrohet.

Dëshmia e viktimës në polici

Kur viktima dëshmoi duke përshkruar atë që ndodhi ditën kur u sulmua dhe gati u vra, ai kishte dritaren e makinës të hapur kur ndaloi dhe pa një hije që vinte drejt tij nga larg.

“Papritmas e pashë para meje. Unë bërtita sapo pashë thikën. Nuk pata kohë të dal nga makina, po mundohesha të shpëtoja jetën. Erdhi të më vrasë, nuk e di pse kishte kaq inat, nëse ishte vërtet për lulet. Ai nuk ka ardhur kurrë të më kërkojë falje dhe vazhdon të jetë provokues me familjen time”, tha 43-vjeçari.

Ndërsa vazhdoi: “Ajo që më kujtohet qartë është se kur ma ktheu thikën mbi shpatullën time, më tha, 'kjo është dhurata jote'. I mora të dyja goditjet brenda makinës, po mundohesha të mbulohesha me duar dhe ai nuk më linte të dilja. Ai me të vërtetë synonte të më vriste, nuk mbaj mend shumë gjëra, gruaja ime zbriti dhe pa çfarë ndodhi më pas”.

"Nuk doja ta vrisja"

Në deklaratën e tij, i pandehuri pretendoi se nuk kishte ndërmend të vriste viktimën dhe kërkoi falje.

“Kam dy fëmijë, njëri është i martuar dhe tjetri i sëmurë. Ndërsa preu lulet i thashë mos e bëj në këtë vend se gjysma e oborrit është e imja. Më ka goditur edhe mua edhe gruan time. Na ka goditur para se të ndodhte ngjarja”, tha ndër të tjera ai.

Ai pretendoi se kishte dalë atë ditë për të mbledhur bimw tw egra pwr t’I gatuar dhe kështu kishte marrë thikën me vete.

“Unë kisha dalw me makinë. Erdha në shtëpi, i hodha çantat dhe u ktheva për të marrë thikën dhe letrat. Unë dola të largohesha dhe në atë kohë ai erdhi në makinë dhe ndaloi para meje. Më goditi në gjoks me derën e makinës, më kapi nga qafa dhe më pyeti nëse doja të më vriste apo të më merrte zvarrw me makinë. Unë i thashë “ik se kam thikë” dhe ai vazhdonte të përpiqej të ma merrte. Ai doli më kapi për qafe dhe më tha nëse doja qw të më vriste. Unë i thosha të largohej se kam një thikë, ai donte ta merrte dhe kështu filloi. Nuk bëra asgjë me thikën.

Pastaj erdhwn shumë njerëz. Erdhi gruaja dhe më goditi dy herë pas shpine. Isha i frikësuar me gjithë atë që ndodhi. Nuk e di se çfarë ka bërë viktima, kam ndenjur në shkallë për dy minuta dhe jam larguar që të fshihem nga policia dhe të mos më kapin”, tha ai në kërkim të faljes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit