21-vjeçari i pret kokën gruas së tij në SHBA 4 muaj pas martesës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13.01.2023, 14:46

Një ngjarje e frikshme denjë për filma ka ndodhur në Teksas ku një 21 vjeçar i ka prerë kokën bashkëshortes së tij 4 muaj pas martesës. Trupi i pajetë i Angie Diaz u gjet nga policia në shtëpinë ku ajo jetonte me bashkëshortin e saj Jared Dickus, teksa koka e saj rezulton e humbur.

Pas ngjarjes policia arrestoi burrin e së ndjerës, i cili pas marrjes në pyetje ka rrëfyer se ishte ai që vrau dhe preu kokën bashkëshortes me të cilën ishte martuar më 21 tetor të vitit të kaluar. Vrasja ka ndodhur rreth orës 11 të mëngjesit të një dite më parë, ndërsa arma e krimit u gjet e fshehur në të njëjtin vend ku autori kishte tentuar të fshihte kokën e Diazit.

“Ne gjetëm një pjesë të trupit të saj, ishte copëtuar dhe shtëpia ishte e mbuluar me gjak”, tha Sherifi Troy Gudry.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit