Paris/ Babai gjen të pajetë vajzën e tij tre vjeçare brenda në lavatriçe

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13.01.2023, 14:01

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Paris. Një baba gjeti vajzën e tij tre vjeçare, pa shenja jete brenda një lavatriçe në një apartament në lagjen e 20-të në Paris. Vajza e vogël u gjet nga i ati pasi familja, e përbërë nga katër fëmijë të tjerë nga 18 deri në 7 vjeç, kishte kontrolluar të gjithë banesën për vajzën e vogël, por nuk iu shkoi në mendje të kontrollonin në lavatriçe. Makina larëse ishte e fikur kur vajza u gjet brenda në të, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.

“Në shikim të parë, vajza e vogël nuk kishte asnjë shenjë dhune”, tha një burim për BfmTv.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit