Kush është shqiptari Bekim Memeti i cili u arratis nga burgu

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.01.2023, 13:35

I burgosuri Bekim Memeti, i cili gjatë rrugës për në spital ka plagosur një polic të burgut dhe është arratisur është i dënuar me burg për një vrasje të kryer në vitin 2016 në Mala Reçicë të Tetovës, zbulon Telma.

Memeti fillimisht u dënua në mungesë, ndërsa në vitin 2020 u arrestua në Berlin të Gjermanisë dhe më pas u ekstradua. Procedura u përsërit në gjykatë dhe u dënua sërish me burg të gjatë.

Në shtator të vitit 2016, në rrugën 188 në Mala Reçicë, ka pasur një debat mes dy grupeve, gjatë së cilës ka vdekur një person, për të cilin është akuzuar dhe dënuar Memeti, i cili tani është sërish në arrati.

I arratisuri Memeti është gjetur në Gjermani, i cili mbrëmë në rrethana të çuditshme ka arritur të arratiset nga një furgon i policisë së burgjeve rrugës për në spital. Mësohet se Memeti ka arritur t’i marrë armën drejtuesit të furgonit pavarësisht pranisë së tre punonjësve të tjerë të burgut, ka plagosur rojen e burgut me armën e shërbimit dhe është arratisur me një makinë që ndodhej pranë vendit të ngjarjes. Arratisja u raportua në orën 23:30 të mbrëmjes së djeshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit