Delja e ngordhur hidhet në portin e Sarandës, qytetari: Një masakër e çmendur

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13.01.2023, 12:17

Janë të shumtë rastet ku qytetarët denoncojnë hedhjen e kafshëve në puse, në lumenj, por edhe në det duke u bërë padyshim burim infeksionesh. Një qytetar ka denoncuar një masakër të tillë në Portin e Sarandës. Siç shihet në video, në det është hedhur një dele e ngordhur. Sipas policisë ky krim është kryer nga skafet e policisë, por ende nuk dihen saktësisht arsyet apo kushtet në të cilën kafsha është vrarë, por trupi i ngordhur, nuk është aspak higjienike.

Qytetari:

Denoncoj per kafshen e ngordhur ne portin e Sarandes ! Nje masaker e çmendur. Vendodhja fiks te porti sarandes ne fund t xhiros. Video eshte bere dje redh ore 8. Denoncojeni ju lutem. Esht tragjike. Derisa qen edhe skafet e policis atje ata e kan hedh me siguri. Kjo eshte ndotje detit. Vrasje kafshesh ne menyra te çuditshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit