Komuna e Strugës: Kemi marrë garanci nga kryeministri për zgjidhjen e problemit me qentë endacakë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.01.2023, 11:49

“Morëm lajm shumë të mirë në lidhje me problemin, tashmë të ngritur në nivel shtetëror me trajtimin e qenve endacakë. Komuna e Strugës u bë nismëtare e zgjidhjes së kësaj çështjeje shumë delikate. Në fakt, morëm garanci nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili e ngriti këtë çështje në nivel më të lartë institucional, për ta zgjidhur në nivel kombëtar”.

Kështu shkruan në faqen zyrtare në Facebook, Komuna e Strugës. Më thonë se ata vazhdimisht kanë kërkuar që ky problem të trajtohet në institucionet më të larta shtetërore.

“Komuna e Strugës ka kërkuar vazhdimisht që ky problem të trajtohet në institucionet më të larta shtetërore, që nga Kryeministria dhe kabineti qeveritar e deri te agjencitë kombëtare me kompetencat ekskluzive ligjore. Zgjidhja e këtij problemi ka për nevojë intervenim shtetëror me të gjitha mekanizmat në dispozicion, që nga buxheti shtetëror, te instancat shtetërore e deri te projektet ndërkombëtare”, theksojnë nga vetëqeverisja lokale në Strugë.

Në publikimin shprehet falënderim ndaj kryeministrit Kovaçevski, si dhe të gjithë anëtarëve të Qeverisë, të cilët “iu qasën nismës sonë, që të zgjidhet njëherë e përgjithmonë ky problem shumë serioz”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit