Farmacistët: Rritet çmimi i paracetamolit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13.01.2023, 10:52

Një pako paracetamol do të shitet për 40 lekë të reja nga 20 lekë që është çmimi aktual. Kjo rritje e medikamentit farmaceutik më të shitur është konfirnuar nga farmacistët për qytetarët.

Një burim për JOQ konfirmon se rritja do të ndodhë në ditët në vijim. Një pako me paracetamol do të kushtojë 40 lekë, duke e bërë më të shtrënguar dorën e qytetarëve për të siguruar qetësuesin bazik të dhimbjeve.

Teksa shumica e artikujve ushqimorë ka pësuar rritje, një rritje e lehtë është parë edhe në medikamentet mjekësore. Përpos faktit që kontrabandohen dhe vijnë në vend me çmim të lirë, shiten me 10-fishin e çmimit tek qytetarët shqiptarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit